Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today19/03/2023
Taylor Swift filloi të premten turneun e saj të shumëpritur “Eras” në stadiumin ‘State Farm’ në Glendale, Arizona.
Këngëtarja hapi shfaqjen e saj tre-orëshe me “Miss Americana & the Heartbreak Prince” dhe kaloi nëpër hitet e saj më të mëdha duke përfshirë: “Love Story”, “All Too Well” dhe “Blank Space” përpara se të mbyllte koncertin me “Karma”.
Page Six njoftoi lajmin në shtatorin e kaluar se 33-vjeçarja do të fillojë turneun në 2023.
“Taylor ka disa plane vërtet ambicioze”, tha një burim në atë kohë. “Ajo është e emocionuar që do të kthehet pas një pushimi kaq të gjatë, por të frytshëm”.
12-herë fituesja e “Grammy”-t bëri turneun e fundit në vitin 2018 në mbështetje të albumit të saj “Reputation”.
Swift njoftoi turneun “Eras” në nëntor, duke e përshkruar atë në Instagram si “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës [saj] (e kaluara dhe e tashmja)”.
Dhe ajo e mbajti premtimin e saj duke i ndarë projektet: “Lover” (2019), “Fearless” (2008), “Evermore” (2020), “Reputation” (2017), “Speak Now” (2010), “Red” (2012), “Folklore” (2020), “1989” (2014), “Taylor Swift” (2006) dhe “Midnights” (2022).
Secili prej dhjetë performancave përmbante një kostum të ndryshëm, nga një xhaketë e kuqe me tegela deri te një fustan topash ngjyrë bezhë.
Pjesa e turneut në ShBA përfundon me disa performanca në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, në fillim të gushtit. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)