play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Takohen Kurti e Lajçak, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

today08/04/2022

Background
share close

Në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Kurti foli për angazhimin në një vit qeverisje dhe rikonfirmoi, që integrimet evropiane dhe euroatlantike nuk kanë alternativë. Ai potencoi domosdoshmërinë e ndihmës së Bashkimit Evropian në këtë rrugëtim.

Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kryeministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor e të balancuar. Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

U bisedua edhe për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri veçoi faktin se jemi dy javë larg afatit për marrëveshje për këtë çështje, bazuar në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian.

Duke e falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për dialogun, kryeministri shprehu mirënjohjen për kontributin, që po e japin edhe sa i përket raportit midis Kosovës dhe Serbisë, paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Në takim, gjithashtu u diskutua për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë dhe ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%