play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Takime me krerët e shtetit dhe opozitën, porositë që la Chollet gjatë vizitës në Kosovë

today12/01/2023

Background
share close

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit të tij në Kosovë të mërkurën, bashkë me delegacionin e DASh.

Veç e veç, Chollet theksoi se për çka u fol në takimet që zhvilloi sot. Në njoftimet që ndau, Chollet për ta la edhe porosi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Chollet tha se u fokusua në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Chollet ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja e ShBA’së drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve, duke pritur angazhimin edhe të Kosovës.

“Bashkëbisedim i rëndësishëm për dialogun, me kryeministrin Albin Kurtin. Vlerësoj angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile. Vazhdojmë përpara me partneritetin e vazhdueshëm për avancimin e përpjekjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Chollet në Twitter.

Pas takimit me presidenten Osmani, këshilltari amerikan shprehu mirënjohje për solidarizimin e Kosovës me Ukrainën dhe me refugjatët afganë që ishin strehuar në Kosovë.

“Kënaqësi të takohem me presidenten Vjosa Osmani. Partneriteti ynë ShBA-Kosovë është i palëkundur. Ne e lavdërojmë Kosovën për solidarizimin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve, mbështetjen e refugjatëve dhe gazetarëve dhe dënimin e luftës së Putinit. Mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e të evakuuarve dhe refugjatëve afganë.”

Në një tjetër njoftim, Chollet foli për takimin me liderët e opozitës, që dje u zhvillua në selinë e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Për ta, tha se mospajtimet konstruktive janë thelb i demokracisë së fortë.

“I vlerësoj liderët opozitarë në Kosovë për mendimet që ndanë. Mospajtimi konstruktiv është thelbi i një demokracie të fortë. Mirënjohës për mundësinë për t’u angazhuar dhe dëgjuar pikëpamjet e tyre”.

 

Këshilltari amerikan, teksa njoftoi edhe për bashkëbisedimin me përfaqësues të Listës Serbe, tha se serbët duhet patjetër të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Këtu, ai ritheksoi rëndësinë e themelimit të Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Takimi informues me anëtarët e Listës Srpska. E vlerësoj faktin që dëgjova për shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Serbët e Kosovës duhet të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës. Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, njoftoi këshilltari Derek Chollet.

Chollet pritet sot të qëndrojë për vizitë në Beograd, ku do të ketë takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Reporteri.net/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%