Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sylvester Stallone rikthehet në sferën e superheronjve për një film të ri të titulluar “Samaritan”.
Aktori luan rolin e Joe Smith, në dukje një koleksionist i zakonshëm plehrash – që është fshehurazi superheroi me emrin ‘Samaritan’, i cili të gjithë menduan se kishte vdekur 25 vjet më parë.
Ylli i “Euphoria”, Javon ‘Wanna’ Walton, luan në rolin e Samit të ri, i cili zbulon identitetin e heroit, ndërsa qyteti përfshihet nga një valë masive krimi.
Traileri fillon me Smith (Stalone) në rrugën e tij të plehrave, duke tërhequr një kosh në kamion me partnerin e tij, kur ai vëren diçka dhe e nxjerr jashtë, shkruan DailyMail.
Joe po shijon disa drithëra në shtëpi ndërsa shikon një raport lajmesh për ‘një natë tjetër krimi dhe dhune’ në qytet’ ndërsa një transmetues tjetër spekulon, ‘është vetëm çështje kohe para se qyteti të shpërthejë’, teksa përfundon me një sërë pamjesh dramatike
“Samaritan’, vjen me regji nga Julius Avery (Overlord) dhe shkruar nga Bragi F. Schut.
Filmi i ri i yllit 76-vjeçar pritet të publikohet në Amazon Prime Video më 26 gusht.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)