Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/07/2022
Gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë me Zëvëndësministrin Bardhyl Dobra dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Belgjikë Agron Bajrami u takuan me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter.
“Shpreha falënderime për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë si dhe e njoftova për të arriturat e qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit. Diskutuam për projektet në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike”, ka thënë Sveçla.
Me këtë rast Petra De Sutter ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit janë dakorduar për nevojën e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)