play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Sot shënohet Dita Botërore e Puthjes

today06/07/2022

Background
share close

Pavarësisht se çfarë lloji të puthjes pëlqeni, 6 korriku, Dita Botërore e Puthjes, është momenti ideal i vitit që ta festoni atë, duke u dhënë puthje më të dashurve tuaj.

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë, ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.

Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.

Aktualisht ekspertët e filmatologisë, shkencës që merret me studimin e puthjes, këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

Puthja lejon të digjen 12 kalori, ndërsa 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Në të njëjtën kohë, fal puthjes stimulohen shumë muskuj, më saktë 29 muskuj të fytyrës, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.

Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpeshherë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%