play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Sokol Havolli jep dorëheqje nga pozita e zëvendësguvernatorit të BQK-së, shkak presionet politike

today30/08/2022

Background
share close

Sokol Havolli përmes një letre dërguar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetit dhe kreut të Bordit, Flamur Mrasori ka njoftuar për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e zëvendësguvernatorit.

Në letrën e siguruar nga Telegrafi, ka treguar se po jep dorëheqje si rezultat i presioneve politike të cilat thotë se kanë filluar nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Presionet e pakuptimta politike, që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave, plotësisht të instrumentalizuar nga politika. Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale”, thuhet në arsyetimin e Havollit.

Ai tutje thekson se njerëz brenda BQK-së po zbatojnë urdhra “nga lartë”.

“Tanimë kjo temë konsideroj se nuk meriton elaborim të mëtejmë sepse këta individ nuk janë duke shprehur vetën dhe mendimin e tyre (nëse kanë një të tillë), por duke realizuar detyrat që u janë dhënë, siç thonin edhe vetë, ‘nga lartë’. Përndryshe, sa për ta siç e dini, kam qenë i gatshëm edhe për debat publik, por natyrisht, tek ta mungon guximi për ballafaqim faktesh profesionale”, përfundon ai.

Havolli në këtë pozitë ishte zgjedhur në qershor të 2018-së.

Kujtojmë se ai është kishte qenë këshilltar i Kuvendit të Komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjithashtu ishte shef i Kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%