Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sofia Jirau ka shkruar historinë, duke u bërë modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën “Down”.
24-vjeçarja nga Porto Riko u shpreh: “Kam ëndërruar për këtë gjë, kam punuar shumë dhe më në fund e realizova ëndrrën. Tani mund ta zbuloj sekretin tim të madh: Jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down”.
Jirau e ka nisur karrierën në modeling në vitin 2019, në vendlindjen e saj, me dyqanin “online” Alavett. Një vit më pas, debutoi në Javën e Modës së Nju-Jorkut.
Tashmë, modelja nga Porto Riko i bashkohet markës së famshme për të brendshme, në një kohë kur Victoria’s Secret po mundohet të distancohet nga imazhi i “engjëjve” dhe t’i përafrohet të gjitha llojeve të grave.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)