play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sociale

293 Results / Page 29 of 33

Background

Aktualitet

Komandanti i FSK-së, gjeneral Jashari, takime të shumta me krerët e Ministrisë së Mbrojtes dhe ushtarake në Turqi

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, Gjeneral Jashar Guler, Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, është duke realizuar vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar. Sipas njoftimit të FSK-së, në takim me ministrin Akar, komandanti Jashari diskutoi një sërë […]

today22/06/2022

Aktualitet

Osmani: Komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të 24 qershorit, ditës nacionale të komunitetit egjiptian, ka pritur një grup të grave të këtij komuniteti. Presidentja Osmani me këtë rast ka theksuar se është fat i Kosovës që përbëhet nga një shoqëri diverse, pjesë e së cilës janë edhe vajzat dhe gratë egjiptiane, të cilat angazhohen aktivisht në avancimin e të drejtave të komunitetit. “Komunitetet janë vlerë e shtuar […]

today21/06/2022

Aktualitet

Bëhet pranim-dorëzimi i 37 kamionëve për komunat e Kosovës

Sot u organizua ceremonia e pranim-dorëzimit të 37 kamionëve për grumbullim të mbeturinave, bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian dhe Qeveria gjermane. Nga ky bashkëpunim në sektorin e menaxhimit të mbeturinave përfituan 20 komuna dhe pesë kompani rajonale për menaxhim të mbeturinave që operojnë në Kosovë, në vlerë 6.2 milionë euro. Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Agjendës së Gjelbër duke përmendur rolin e MAPL-së në […]

today21/06/2022

Aktualitet

Tkurrja e popullsisë – që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit pothuajse për çdo vit

Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit të popullsisë mund të shkaktojnë ndryshime demografike në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit pothuajse për çdo vit. Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25,929. Në vitin 2019 janë regjistruar 21,798 lindje të gjalla, ndërsa në vitin 2020 – 18,188. Rritje ka pasur […]

today20/06/2022

Sociale

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve shënohet përmes aksionit “Unë isha refugjat”

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve është shënuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, përmes aksionit “Unë isha refugjat”. Qytetarët me këtë rast kanë shënuar emrat për gjithë ata që ishin refugjatë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Fjona Haxhismajli, nga organizata “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut”, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që qytetarët që kanë qenë refugjatë gjatë luftës, t’i ndajnë rrëfimet e tyre. […]

today20/06/2022

Aktualitet

Të hënën protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19

Të hënën do të protestojnë infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar për COVID-19, për shkak të mosvazhdimit të kontratave. Protesta pritet të fillojë në ora 10:00 dhe të zgjasë gjysmë orë, para objektit të qeverisë. Përmes një njoftimi ata bëjnë të ditur se protesta do të jetë paqësore. “Ne stafi mbështetës COVID-19 në mënyrë paqësore, do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me kontratat”, thuhet në njoftim. Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, […]

today17/06/2022

Sociale

Kuvendi miraton katër projektligje në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare, ka miratuar katër projektligje në lexim të dytë. Deputetët e mazhorancës i dhanë dritë të gjelbër, Projektligjit për provimin e jurisprudencës, Projektligjin për pijet e forta alkoolike, Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Kosovë, si dhe Projektligjin për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve. Për këto projektligje deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimet. Krahas kësaj Kuvendi […]

today14/06/2022

Aktualitet

Dhjetë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214. Në total numri i rasteve aktive është 54. Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza […]

today08/06/2022

Sociale

​Kosova do t’i drejtojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore në Athinë

Kosova do t’i drejtojë dy komisione brenda Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore në Athinë, atë për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë, si dhe Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë. Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, përmes një komunikate për media, ku thuhet se vendimi është marrë gjatë takimeve që delegacioni i këtij institucioni ka zhvilluar me anëtarët e […]

today01/06/2022