Zjarri në Klinë dëmton shtyllat elektrike, disa fshatra mbesin pa rrymë
Një zjarr ka shpërthyer rreth mesditës së hënë në Komunën e Klinës. Siç njofton KEDS, zjarri ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike duke lënë pa energji elektrike fshatrat Drenoc, Poterqë, Dugujevë dhe Bokshiq. “Ekipet tona janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve t’u kthehet energjia elektrike”, njofton KEDS. KEDS bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, të cilat mund […]