IHMK: Reshje pritet të ketë edhe ditëve në vijim
Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë ditës së enjte në Kosovë, ka shkaktuar vërshime të mëdha në shumë komuna. Si pasojë Skenderajt dhe Mitrovica, kanë shpall Gjendje Emergjente. E reshjet do të ketë edhe ditëve në vijim. Të paktën kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. “Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.