Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Moska nuk ka arritur të përmbushë të paguajë këstin për mbi 40 miliardë dollarë borxhe, pasi sanksionet perëndimore kanë ndikuar në ekonominë e Rusisë.
Në anën tjetër, Kremlini e ka minimizuar lajmin, duke këmbëngulur se ka mjaftueshëm para për të paguar detyrimet kreditore.
Rusia ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak në Ukrainë.
Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.
Analistët e investimeve kanë thënë se mospagimi i borxhit, megjithëse problematik për Kremlinin, nuk ka gjasa të shkaktojë probleme në tregjet botërore.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva këtë vonesë të Moskës e ka quajtur ngjarjen si “jo sistematikisht e rëndësishme”.
Rusia nuk ka qenë në gjendje falimentimi që nga Revolucioni i vitit 1917. Edhe pse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet 1990 e solli atë pranë falimentimit, ndihma ndërkombëtare, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ishte në gjendje të ndihmonte Moskën të shmangte katastrofën totale financiare.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)