Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/09/2024
hqiptarët e Luginës do të vazhdojnë të protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.
Pas protestës së mbajtur më 12 gusht në Bujanoc, sot ata do të marshojnë në Preshevë me moton “Për identitet dhe dinjitet”.
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka thënë se në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vende të punë dhe institucione të hapura për të gjithë.
“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Kërkojmë vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, do t’i qesim në pah të gjitha format e diskriminimit të cilat me vite po i realizojnë Serbia dhe normalisht i qesim në pah të gjitha ato marrëveshje dhe zotimet që Serbia i ka marrë karshi komunitetit shqiptar, ku në shumicën e marrëveshjeve kanë qenë ndërmjetësues edhe faktori ndërkombëtar, por që Serbia asnjëherë nuk i ka respektuar ato marrëveshje”, pati deklaruar ai.
Pas protestës së mbajtur muajin e shkuar, në Bujanoc u ekspozuan thirrje kërcënuese për shqiptarët.
Sipas Lutfiut, organizimi i shqiptarëve kundër padrejtësive është duke i shpërfaqur nacionalistët.
Thirrje për pjesëmarrje në protestë ka bërë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)