Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria do të jetë gati për të hapur katër seli të reja diplomatike gjatë vitit 2025.
Kështu ka bërë me dije ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një takimi me gazetarët.
Hasani ka treguar se katër ambasadat e reja, do të jenë të vendosura në Bosnjë dhe Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.
Sipas tij këto përfaqësime të reja diplomatike do të ndihmojnë në përfaqësimin e vendit në rajone strategjike si edhe në forcimin e partneriteteve me këto vende.
“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani.
Ndër të tjera, Hasani u shpreh se Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, referuar samitit të NATO-s.
Ministri u pyet në lidhje dhe me negociatat me Greqinë për çështjen e pensioneve dhe të marrëveshjes së detit.
“Kemi pasur një mirëkuptim dhe angazhim shumë të mirë e serioz me republikën e Greqisë në rastin konkret. Është e rëndësishme të mos jetë përpjekje mikrofoni, por punë tavoline, duke u futur në të gjithë detajet e nevojshme, por dhe duke u kujdesur që detajet të mos prishin të tërën”, tha ai.
Më tej, ministri u shpreh se stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Serbisë janë prioritet për stabilitetin e rajonit.
Ai vuri në dukje se Shqipëria i ka dënuar aktet terroriste në veri të Kosovës.
“Marrëdhëniet me Kosovën janë të karakterizuara nga solidariteti i thellë dhe mbështesja njëri tjetrin në sfidat ndërkombëtare. Shqipëria e vlerëson Kosovën në thelb të politikës sonë të jashtme dhe mbetet prioriteti ynë kombëtar. Do të vazhdojmë të hapim mbështetjen të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës. Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar mes Kosovës dhe Serbisë”.
Një pikë tjetër e cekur nga kryediplomati shqiptar ishte nënvizimi i faktit se prioritet mbetet rrugëtimi i vendit drejt BE, duke nënvizuar se objektiv është mbyllja e negociatave brenda vitit 2027.
“Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë tonë me hapa të rëndësishëm për integrimin Evropian. Kemi forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë, kemi rritur angazhimet në organizata ndërkombëtare me nisma rajonale si dhe kemi ngritur më lart mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo në botë”.
Sipas tij, këto përpjekje kanë kontribuar në konsolidimin e imazhit të Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe një vend me potenciale të rëndësishme për investime dhe zhvillimin ekonomik.
“Viti 2024 filloi më angazhime të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë. Kemi organizuar tre samite. Ishin platforma që Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm për të forcuar jo vetëm pozitat tona në rajon, por edhe për të kontribuar në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus”.
Për Hasanin moment historik i këtij viti ishin mbajta e dy konferencave ndërqeveritare midis BE-së dhe Shqipërisë.
“15 tetor 2024 në Luksemburg u hap grupkapitulli i parë i negociatave themelore dhe në 17 dhjetor në Bruksel u hap kapitulli i 6 që ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Këto hapa shënuar një fazë të rëndësishëm duke i dhënë një hov të ri integrimit në BE”.
Hasani theksoi se objektivi është i qartë për 2025, “synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim sa të mundim nga kapitujt të cilët do të jenë të hapur deri ën fund të vitit”.
“Në fund të vitit 2027 synojmë të mbyllim të gjitha negociata teknike dhe të jemi gati për anëtarësimin në BE në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz”./albanianpost
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)