Quentin Tarantino flet për filmin që e traumatizoi në fëmijëri
Regjisori amerikan, Quentin Tarantino, mbërriti në Barcelonë të dielën si pjesë e turneut të tij evropian për të prezantuar librin e tij “Meditations of Cinema”. Ishte një takim me fansat ku ai rrëfeu se filmi që kundër të gjitha gjasave e “traumatizoi” më shumë në fëmijërinë e tij ishte “Bambi”. “Bambi humbi kur u nda nga e ëma, të shtënat e gjahtarit kundër saj dhe zjarri i tmerrshëm i pyllit […]