play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shoqata “Miqtë e Amerikës” i dërgon presidentit Biden veshjen tradicionale të Kosovës

today29/12/2022

Background
share close

“Populli Kosovës i ka dërguar dhuratë veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe një komplet të veshjes për femra, zonjës së parë, Jill Biden, me urimet më të mira për fundvit” – kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili ka treguar se së bashku me veshjet Bidenit dhe bashkëshortes së tij u ka dërguar disa posterë e kartolina dhe një letër falënderimi.

“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërgu në adresë të Shtëpis së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për mashkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptu që pakoja ka arrit në SHBA. Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presiedentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona. Poashtu, ia kam dërgu një letër përshëndetëse e falenderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit.”, ka bërë të ditur Rexhepi.

Në letër ndër të tjera është shkruar: I dashuri President Joe Biden duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e senatorit, nënpresidentit e tash si president i SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare. Me këto veshje parardhësit e mi shqiptar kanë punuar, janë rritur e zhvilluar dhe kanë luftuar për me mbrojtë pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.

“I dashur President unë por edhe pjestarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që ju e senatori tashmë i ndjerë, John McCain e keni inicuar SJ 20. Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë i madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi i madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa posterë ku jeni edhe ju e letër përcjellëse, ngase ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur… Veshjet mi sollën dhuratë miqtë Isak e Ismet Islami.”, është shkruar tutje në letër.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%