play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Shkollat e Luginës së Preshevës ende pa leje për përdorim të librave shqip

today28/08/2023

Background
share close

Për shkak se Ministria e Arsimit në Serbi nuk ka dhënë leje për përdorimin e librave shqip, shkollat e mesme në Luginën e Preshevës janë pa libra shqip.

“Mësimdhënësit nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë”, ka thënë për Club FM, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Ai tha se për ta është shqetësuese si Serbia nuk po e respekton afatin ligjor që ishte 60 dite për kthimin e përgjigjes e cila mund të jetë edhe negative.

“Tash e dy muaj nuk kanë kthyer përgjigje. Mësimdhënësit nuk kanë të drejt t’i mësojnë fëmijët me libra shqip. Theksoj se pa libra shqip janë gjimnazet në Luginën e Preshevës. Është shqetësuese qysh ata nuk po e respektojnë ligjin e vet. Të paktën ta kemi një përgjigje, e cila mund të jetë edhe negative, por jemi pa përgjigje”, tha Lutfiu për Radio CLUB FM.

Ndryshe, Lutfiu tregoi se i ka dërguar kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.

Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishin bërë për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz.

“Shtëpia botuse e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje”.

“Më datë 14.08 janë bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje. Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, sot i dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Gj.Dejanoviq. Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Latifi. /CLUB FM/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%