play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

“San Siro” do të jetë ‘ferr’ i vërtetë sonte për Liverpoolin”

today17/09/2024

Background
share close

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri.Edicioni 2024/2025 fillon zyrtarisht mbrëmjen e sotme, me disa super ndeshje që do të luhen në kompeticionin e kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryendeshja do të zhvillohet në Itali, atje ku AC Milan dhe Liverpool do të përballen në ‘San Siro’. Përballjet mes dy skuadrave kanë qenë gjithmonë spektakolare, duke dhuruar shumë gola e spektakël.Gazetari pranë skuadrës së Milan, Pietro Balzano Prota, është prononcuar ekskluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’ para këtij takimi, ku tha se Milani është në kërkim të identitetit nën urdhërat e trajnerit të ri, por që pret që ndeshja të jetë spektakolare.

“Nuk do të jetë një sfidë e lehtë për Milanin. Kuqezinjtë janë një skuadër në ndërtim, duke u përpjekur të gjejë një identitet me idetë e trajnerit të ri. Pas një fillimi të vështirë, erdhi fitorja e pastër ndaj Venezia, e cila është e mirë për moralin dhe mendjen. Liverpooli nuk e ka më top personazhin e tij të vërtetë, Jurgen Klopp, por është një ekip i fortë me cilësi të madhe, do të jetë një ndeshje spektakolare”, tha fillimisht ai.Tutje, ai tregoi edhe për atmosferën që pritet të mbretërojë në ‘San Siro’, ku sipas tij do jetë një ‘ferr’ për kundështarin anglez.

“Sa i përket atmosferës nuk kam asnjë dyshim, do të jetë ‘ferr’ për kundërshtarin. ‘Curva Sud’ (Tifo-grupi i Milanit) e di se çfarë duhet të bëjë kur ka ndeshje të tilla. Do të jetë një spektakël brenda spektaklit”, përfundoi ai./GazetaBlic Sport/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%