Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/03/2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që po mbahet në kuadër të Samitit për Demokraci i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.
Osmani tha se ato shtete nuk do të fitojnë vetëm një mik, po edhe aleat të përkushtuar.
“Sot dua të shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje vendeve mike nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën dhe për ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, që të ju bashkohen shumicës së vendeve të botës dhe ta bëjnë atë. Nuk do të fitoni vetëm një mike, por një aleat të përkushtuar”- ka deklaruar Osmani.
Presidentja ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen e 24 viteve më parë në forcë dhe është demokraci që lulëzon, teksa ritheksoi renditjen e vendit si demokracia e tretë më e avancuar globalisht.
“24 vite më parë pas ndërhyrjes humanitare për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm ndaj njerëzve të mi, miliona refugjatë u rikthyen në vendlindjen e tyre pasi u dëbuan me forcë duke lënë cdo gjë në kërkim të sigurisë. Vite pas pas vdekjeve dhe shkatërrimit, njerëzit tanë u rikthyen për të gjetur shtëpitë dhe institucionet e vendit të djegura nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”- ka thënë Osmani.
“Jemi ngritur nga hiri si komb ndërsa 15 vitë më parë Kosova deklaroi pavarësinë dhe formoi institucionet që tashmë janë mishërim i lirisë dhe demokracisë. Kemi bërë rrugë të gjatë që atëherë, sot Kosova është një shtet i fuqishëm, demokratik, i pavarur dhe liri dashes dhe po këtë vit është renditur si demokracia e tretë më e avancuar globalisht”- shtoi ajo.
Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.
“Kosova sot është e lirë dhe shtet demokratik, pasi ju zgjodhët të qëndroni me të shtypurit kundër tiranisë dhe regjimit gjenocidal. Ju mbesim falënderues përgjithmonë për kontributin për ekzistencën e shtetit tim”- është shprehur ajo.
Më tej, presidentja theksoi se avancimi i vazhdueshëm demokratik mbetet i pakrahasueshëm.
“Avancimi ynë i vazhdueshëm demokratik mbetet vërtetë i pakrahasueshëm. Me të vërtetë shteti im ka qenë një ndër pjesmarrësit më aktiv përgjatë ‘Vitit të Veprimit’ në kuadër të Samitit për Demokraci , me hapa konkret për të forcuar sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit si dhe rolin e grave në jetën publike dhe në shoqëri. Demokracia është rruga që populli ynë ka zgjedhur dhe ne vazhdojmë ta zgjedhim çdo ditë”- tha Osmani.
“Ende ka shumë punë për të bërë dhe do vazhdojmë që palodhur të forcojmë institucionet demokratike. Këmbëngulja e popullit të Kosovës vie nga njohja e errësirës nga pushtimi dhe shtypja me dekada, kjo është edhe arsyeja përse qëndrojmë në mënyrë të vendosur me popullin ukrainas dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim”- ka thënë mes tjerash presidentja e vendit.
Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ka mbajtur fjalim krahas liderëve botërorë si presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrin Jakobsdottir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)