Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Para së gjithash, është e rëndësishme të pihet sasi e mjaftueshme e ujit midis Iftarit dhe kohës së gjumit për të shmangur dehidrimin-synoni të pini 1.5-2 litra litra ujë mes kohës së Iftarit dhe Syfyrit.
Syfyri, dmth. fillimi i agjërimit para agimit, mban organizmin vital dhe të shëndetshëm. Preferohet ushqim kualitativ ngase është e rëndësishme që trupi të ushqehet shëndetshëm në mënyrë të jetë vigjilent – jo i mbushur me ushqime të jo të shëndetshme që do të bëjnë të ndiheni të lodhur, të uritur, të etur ose në presion psike-fizik.
Për Iftar, në perëndim të diellit, preferohet të konsumohet supë dhe lëngje të freskëta. Hurmat janë frute që rriten në Lindjen e Mesme, me traditë kultivimi për mijëra vjet. Ato janë perfektë për shujtën e Iftarit, pasi organizmi do të kërkojë një burim energjie lehtësisht të disponueshëm në formën e glukozës.
Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink. Konsumimi i sasive të moderuara të hurmave dhe lëngjeve (ujë, lëng dhe supë) janë burime të mira të sheqernave dhe janë të mjaftueshme për të sjellë nivelet e ulëta të glukozës në nivelet normale. Kjo gjithashtu siguron që nivelet e lëngjeve të trupit të jenë të balancuara, ndërsa lëngjet dhe supa ndihmojnë në ruajtjen e ujit dhe ekuilibrit të mineraleve në organizëm.
Gjithashtu, duhet të kenë kujdes njerëzit që kanë aciditet (thartirë) të shtuar në stomak, përfshirë simptomat e inflamacionit dhe iritimit, të cilat manifestohet me pa rehati, bezdisje dhe ndjenjë e thartirës në gojë. Këta persona duhet të konsultohen me mjekun specialist, i cili njeh dhe respekton konditat e religjionit-besimit, lidhur me procesin e vazhdimit apo ndërprerjes së agjërimit.
Për këtë arsye, buka e grurit, perimet, humusi, fasulja dhe frutat janë burime të shkëlqyera të fibrave ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të stomakut dhe acideve të tepërta biliare. Mishi i lehtë i tillë si mish pule ( sigurohuni të mos jenë me adresë importi dhe datë skadimi të dyshimtë) dhe peshku janë gjithashtu të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin e metabolizmit të organizmit. Ndoshta nuk është e tepër të përkujtohet se mishi i peshkut dhe produktet e qumështit, sidomos jogurti, nuk preferohen të konsumohen paralelisht!
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)