play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Sa shpesh duhet t’i lani flokët, përgjigjja do t’ju habisë

today27/03/2024

Background
share close

Larja e flokëve është vetëm një pjesë e disa hapave të rëndësishëm të nevojshëm për të qëndruar të pastër dhe të rregulluar.

Pa u larë, flokët mund të bëhen të yndyrshëm, me erë të keqe, shkruan Express.co.uk.

Shumë prej nesh kemi rutinat tona të larjes së flokëve, të cilat i kemi mbajtur prej vitesh. Disa njerëz do t’i lajnë çdo ditë, ndërsa të tjerët do të presin më gjatë ndërmjet larjeve.

Kjo mund të varet nga lloji i flokëve tuaj, megjithatë, konsensusi nga shumë ekspertë duket se është se larja e tepërt mund të jetë e dëmshme për flokët tuaj. Kryesisht kjo për faktin se larja mund të heqë vajrat esencialë që gjenden natyrshëm.

Nëse jeni gjithashtu dikush që përdorni tharëse flokësh ose rregullues pas larjes së flokëve çdo herë, kjo mund të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Një ekspert tregoi se sa shpesh duhet t’i lajmë flokët dhe përgjigjja mund t’ju habisë. Wes Sharpton, stilist rezident në Hairstory, zbuloi se duhet t’i lani flokët “vetëm” një herë në javë.

“Nëse jeni duke përdorur një shampo tradicional, ju duhet të lani flokët vetëm një herë në javë”, thotë ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%