play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rusia kërcënon me ndalimin e gazit të saj në Evropë

today08/03/2022

Background
share close

Rusia tha se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi ndalon naftën ruse.

 

Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se “refuzimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”, duke bërë që çmimet të dyfishohen në 300 dollarë për fuçi.

 

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke shqyrtuar ndalimin e mundshëm të naftës ruse, si masë ndëshkuese për Rusinë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

 

Por, Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin të hënën.

 

Bashkimi Evropian merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë nëse furnizimet ndërpriten.

 

Në një fjalim në televizionin shtetëror rus, Novak tha se “do të jetë e pamundur të gjendet shpejt një zëvendësues për naftën ruse në tregun evropian”.

 

“Do të duhen vite dhe do të jetë akoma shumë më e shtrenjtë për konsumatorët evropianë. Ata do të dëmtohen më së keqi nga ky skenar”, tha ai.

 

Rusia është prodhuesja më e madhe në botë e gazit natyror dhe prodhuesja e dytë më e madhe e naftës së papërpunuar.

 

Çdo veprim që sanksionon industrinë e saj të energjisë do ta dëmtonte keq ekonominë e saj.

 

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, u rrit të martën për 3.7%, përkatësisht në më shumë se 127 dollarë për fuçi, në tregtinë e Azisë./REL/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%