play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rreth katër mijë persona u vaksinuan kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës

today18/10/2023

Background
share close

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në kryeqytet nga 9 tetori, kur edhe ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, janë vaksinuar rreth 4 mijë persona, ka konfirmuar Xhevrije Canolli, shefe e Njësisë së Vaksinimit.

Madje tha se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë vaksinuar edhe nga ekipet mobile, duke sqaruar se ky proces po vazhdon edhe në 13 qendra të tjera.

“Siç jeni njoftuar edhe ju më herët procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal ka filluar në javën e kaluar më datën 9 tetor që nga ajo datë e deri me sot janë vaksinuar rreth 4 mijë qytetarë po ashtu edhe nga ekipi mobil janë vaksinuar një numër i konsiderueshme i qytetarëve që për arsye shëndetësore nuk mund të vijnë në Qendër të Mjekësisë Familjare”.

“Këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal është organizuar përveç në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare edhe në 13 qendra tjera të Mjekësisë Familjare, duke përfshirë këtu edhe qendrën e re në lagjen Veternik, pra procesi i vaksinimi është krejtësisht i arritshëm nga qytetarët, meqenëse mund ta marrin këtë shërbim varësisht nga vendi ku banojnë, varësisht nga adresa në qendrën më të afërt ku ka njësi të vaksinimit”.

“Meqenëse jemi në sezonin e gripit, ku rastet me grip fillojnë të rriten, kisha ftuar qytetarët të vaksinohen, pasi kjo është koha më e mirë për të vaksinuar muaji shtator dhe tetor dhe vaksinimi mbetet mënyra më e mirë dhe më efektive në parandalimin dhe mbrojtjen nga sëmundjet infektive. Vaksinimi mbron vetë personin që imunizohet dhe njëkohësisht ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit në komunitet”.

Tutje Canolli tregoi se cilët persona mund të marrin vaksinën, duke filluar nga personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna e fëmijët nëse rekomandohet nga mjeku.

“Vaksinimi kundër gripit rekomandohet sidomos grupeve me rrezik të lartë, sidomos grupeve në rrezik të lartë siç janë personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike grave, shtatzënë fëmijëve nën 5 vjeç, personelit shëndetësor, ndërsa nuk rekomandohet në rastet e alergjisë në ndonjë komponent vaksinës në raste të sëmundjeve akute me temperaturë të lartë të fëmijët e vegjël nën 6 muaj është me rëndësi të madhe qe duhet ta cekim se në mesin e personave të moshuar vaksinimi kundër gripit redukton komplikimit dhe vdekshmërinë e shkaktuar nga gripi”. /eo

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%