Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Veshjet tona janë më të pa kufizuara se kurrë më parë
Trendet e modës është kënaqësi t’i ndjekësh, dhe ato na ndihmojnë të marrim pjesë në vizionin krijues të stilistëve, të cilët vazhdojnë të sfidojnë, por ajo që ne veshim është zgjedhja jonë.
Më poshtë gjeni të gjitha rregullat që më nuk janë aq të rëndësishme:
Mos kombinoni të kaltër të errët me të zezën
E kaltër e errët dhe e zeza është thjesht kombinimi më elegant i ngjyrave, i njohur për gratë. Një triko me lesh kashmiri, xhinse dhe këpucë lëkure të zeza, bën që një veshje të jetë e mbushur me lehtësi dhe elegancë dhe njëkohësisht vërteton se ngjyrat më të errëta mund të jenë kombinimet më të lumtura, transmeton Telegrafi.
Çanta dhe këpucët duhet të përshtaten gjithmonë
Çanta dhe këpucët nuk kanë më nevojë që të përshtaten, por mos e shpërfillni tërësisht tërheqjen e një kombinimi që përputhet, thjesht bëjeni atë një zgjedhje të bukur, por jo një rregull të përditshëm për t’iu përmbajtur.
Asnjëherë nuk duhet të përzieni metalet
A jeni një vajzë që ju pëlqen ari apo argjendi? Kujt i intereson? Sipas fjalëve të vjetra, duhet të veshësh një metal të vetëm, por ju do të shihni që kombinimi i metaleve vetëm do të shtoj magji në pamjen tuaj.
Takat janë një domosdoshmëri kur visheni më elegante
Të rrafshëtat, tani janë aq elegante sa takat e festave. Nuk ka asgjë më pak elegante sesa këpucët aq të dhimbshme sa që ecja juaj të duket e shëmtuar. Thjesht bëni të rrafshëtat të duken bukur me veshje elegante.
Gjatësia juaj duhet të vendos atë që vishni
Njerëzit më elegantë në botë kanë një gjë të përbashkët, dhe nuk është gjatësia e tyre por, ata zgjedhin rroba që përshtaten me formën e tyre si një prezantim i personalitetit të tyre. Ajo që ata nuk e bëjnë, është që rregullat të vendosin atë çfarë veshin. Vajzat e reja që janë në qendër të vëmendjes po rimarrin gjatësi, forma dhe po i përshtatin për veten e tyre pa marrë parasysh numrin në etiketë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)