Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sonte (e martë) do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022”.
Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, ndërkohë që vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Shqipëria sivjet përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e cila njëherësh do të bëjë hapjen e mbrëmjes me këngën “Sekret”.
Ronela këtë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak paraqitjeve të veçanta në eventet e para Eurovisionit.
Ajo u komentua në masë të madhe për çdo paraqitje, përkundër se u përfshi në disa akuza për kopjim të njërës prej veshjeve.
Shfaqja do të fillojë sonte në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.
Prezantuesit e këtij edicioni do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet ditën e enjte derisa finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 14 maj. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)