play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Rita Ora vendos të mos mbajë mbiemrin e burrit të saj, ‘Waititi’

today15/02/2023

Background
share close

Rita Ora ka konfirmuar se do të vazhdojë të mbajë mbiemrin e saj pasi u martua fshehurazi me regjisorin Taika Waititi.

Thashethemet filluan vitin e kaluar pasi spekulimet u shtuan se dyshja u martuan në heshtje pas rreth një viti së bashku, shkruan Metro UK.

Regjisori Taika u pa duke mbajtur unazën e fejesës në gishtin e tij të unazës, ndërsa burime anonime këmbëngulën se thashethemet ishin të vërteta.

Rita në një intervistë të fundit për ‘Live With Kelly and Ryan’ këtë javë tha se nuk e ka marrë mbiemrin e burrit të saj, pavarësisht spekulimeve për të kundërtën vitin e kaluar.

“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, konfirmoi ajo, pasi u pyet nëse tani mbiemri i saj ka ndryshuar në “Ora-Waititi”. Ajo shtoi se “ka qenë një vorbull e tillë, e gjithë përvoja”.

Ylli, e cila sapo ka publikuar këngën e re “You Only Love Me”, është aktualisht duke e promovuar këngën në ShBA dhe së fundmi tregoi unazën e saj të martesës gjatë një paraqitje në emisionin “The Tonight Show With Jimmy Fallon”.

Ajo i tha Jimmyt: “E di, është hera ime e parë që tregoj unazën time, por sepse të dua dhe ndihem sikur je pjesë e marrëdhënies sonë çuditërisht sepse të shikojmë çdo natë… është e frikshme?”.

Duke ndarë detaje rreth ditës së tyre private të dasmës, Rita tha për ‘Heart Breakfast’: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%