Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/08/2023
Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot (e mërkurë) përmes një aksioni simbolik para Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari e përfshirë në disa incizime si e dyshuar që qëndron mbrapa disa keqpërdorimeve në lidhje me rezervat shtetërore.
“Vaji dhe Polonia, si Rozeta e hajnia!”; “Rinia largohet, Rozeta pasurohet”; “Ju me zemër, na pa bukë!” – ishin disa nga parullat e aksionit të sotëm të RDK-së.
Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu tha se MINT në krye me ministren Rozeta Hajdari deri tani ka shpërfaqur vetëm keqmenaxhim e abuzim të parasë publike.
Të rinjtë e PDK-së kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Rozeta Hajdarit dhe nga organet e rendit t’i hetojnë ato që i quajti si skandale korruptive.
Të rinjtë më pas janë larguar paqësisht nga shkallët e Ministrisë së Industrisë ndërsa aty lanë parullat me të cilët protestuan ndaj ministres Hajdari./KP/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)