play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Rezultatet e një studimi tregojnë se të rinjtë po bëhen introvertë

today26/01/2024

Background
share close

Një studim i cili është bërë me disa të rinj amerikanë ka nxjerrë si rezultat se ata duan të qëndrojnë më shumë në shtëpi sesa të dalin.

Studimi që anketoi 1243 amerikanë, është bërë në mars të vitit 2022 nga “Kaiser Family Foundation”, dhe 59% prej tyre kanë thënë se nuk i janë kthyer krejtësisht aktiviteteve që kanë pasur para pandemisë.

Të rinjtë tani preferojnë më shumë të qëndrojnë në shtëpi sesa të dalin me shoqëri përgjatë vikendeve e kohës së lirë, dhe për këtë po konsiderohet fajtore pandemia Covid19, raporton “BusinessInsider”.

Shumë njerëz pasi kanë qenë të izoluar kanë filluar të adaptohen me këtë stil jetese. Shumë përdorues të rrjetit social TikTok kanë thënë se preferojnë më shumë që të kalojnë kohë vetëm në shtëpi sesa të dalin e të socializohen.

Një ndër ta është Christina Kwong, e cila ka postuar një video në këtë rrjet social, në të cilën thotë se çdo ditë e më shumë po i shtohet dëshira të rrijë në shtëpi sesa të dalë e të socializohet duke shkuar në ndonjë klub nate apo ndonjë bar.

32-vjeçarja i ka pyetur edhe përdoruesit e tjerë të TikTokut se a po ndihen njësoj. Kjo video është shikuar më shumë së 820 mijë herë dhe mori mijëra komente nga njerëz të ndryshëm që ishin moshatarë të saj që thanë se ndihen njësoj.

“Nëse dal nga shtëpia, do të harxhoj minimum 100 dollarë. Gjithçka është shumë e shtrenjtë dhe nuk është më aspak kënaqësi”, ka komentuar një nga ndjekësit e saj, koment ky që mori 3000 pëlqime.

“Më ka ndodhur disa muaj më parë. Kam zero dëshirë të dal e të pi në ndonjë bar”, ka shkruar një tjetër përdorues.

Të rinjtë po e bëjnë prioritet të qëndrojnë në shtëpi për t’u relaksuar e për të “mbushur bateritë” përgjatë vikendit.

Kwong ka thënë se ka një vit që po ndjehet kështu dhe se më përpara i ka pëlqyer të dalë e të shkojë nëpër ndeja të ndryshme, por tani ajo gjen paqen kur rri në shtëpi.

Ajo po mendon se kjo gjë vjen si rezultat i kombinuar me moshën dhe mënyrën se si rrjedh jeta natyrshëm pas pandemisë.

Pandemia i ka bërë njerëzit pak më “introvertë” duke dashur më shumë të qëndrojnë në shtëpi duke lexuar, mësuar, ecur, ushtruar, fjetur, etj, dhe shumë persona mendojnë se jetët e tyre nuk kanë qenë kurrë më paqësore./KOHA/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%