play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Qeveria: Kurti takoi Krasniqin, do të takojë edhe Haradinajn e nga LDK thonë se kontributin do ta japin në Kuvend

today29/06/2022

Background
share close

Pas opinionit të pranuar nga Komisioni i Venecias, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministren Nita Shala, Kurti foli për hapat e mëtejmë lidhur me këtë proces dhe rëndësinë e koordinimit të përbashkët.

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, respektimin e standardeve evropiane, si dhe të drejtat e njeriut, Ministria e Drejtësisë, kishte dërguar kërkesë në Komisionin e Venecias, me qëllim të dhënies së opinionit për Koncept Dokumentin për Vettingun në sistemin e drejtësisë dhe draftin e amendamenteve kushtetuese.

Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Referuar njoftimit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kurtin, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%