play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Qeveria i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” e “Brigadën e Veriut”

today29/06/2023

Background
share close

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada).

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto dy organizata paraqesin kërcënim serioz për sigurinë e vendit.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Duke u nisur që kërcënimi ndaj rendit kushtetues e juridik është i pakompromis, e duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim nga veprimet me elemente terroriste, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, sulmeve ndaj qytetarëve e kundërshtarëve politikë, thirrjeve për rezistencë dhe mosbindje, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, edhe përmes zjarrëvënies së pronës publike e private, pengimi i lëvizjes së lirë, detyrimi i qytetarëve për pjesëmarrje në protesta, barrikada dhe forma të tjera të rezistencës, organizimi dhe pengimi i zbatimit të vendimeve të institucioneve të vendit, rekrutimi dhe trajnimi i pjesëtarëve për përdorimin e armëve dhe metodave luftarake në baza ushtarake në Serbi, me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, kanosja dhe frikësimi i qytetarëve në veri të vendit, subjekteve politike e kandidatëve me qëllim tërheqjen nga procesi zgjedhor dhe parandalimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, shpallen organizata terroriste në Republikën e Kosovës”, është shprehur Kurti.

Ndërkaq, ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se janë duke punuar për t’i identifikuar dhe reaguar kundër kërcënimeve ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Ai deklaroi se këto dy grupe ka vite që janë toleruar.

Sveçla bëri të ditur se janë në fazën e identifikimit të personave që kanë shkaktuar vepra penale në veri.

“Në kuadër të mandateve përkatëse, institucionet relevante kanë identifikuar disa grupe terroriste që janë duke kryer veprime të drejtpërdrejta terroriste ndaj Kosovës. Këto grupe ndër vite janë toleruar. Për më shumë se 2 vjet, vendimet tona të ligjshme janë sfiduar me barrikada, sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë, sulme ndaj objekteve shtetërore, sulme ndaj kundërshtarëve politikë, sulme ndaj gazetarëve dhe të ngjashme. MPB-ja është angazhuar në identifikimin e këtyre personave që kanë shkaktuar vepra penale”, ka thënë ai./Express

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%