Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/10/2024
Shumë prindër duan që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe krijimi i një lidhjeje të fortë që e mbështet këtë lumturi është thelbësore.
Ka mënyra të ndryshme se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të krijojnë stabilitet emocional. Duke kaluar kohë cilësore së bashku dhe duke dëgjuar nevojat e tyre, prindërit mund të krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës.
Në postimin e tyre të fundit, psikologet dhe nënat, Caitlin Slavens dhe Chelsea Bodie, ndanë disa zakone të thjeshta por të rëndësishme që prindërit mund të fillojnë t’i praktikojnë për t’i bërë fëmijët e tyre të ndihen të dashur.
Ja çfarë këshillojnë prindërit:
Shfaqni artin/punën e fëmijëve tuaj;
Bartni një gjerdan ose byzylyk që ata kanë bërë për ju;
Lërini atyre një shënim në kutinë e tyre të ushqimit;
Lërini t’ju dëgjojnë të flisni pozitivisht për ta para të tjerëve;
Nxirrini për drekë ose darkë dhe lërini të porosisin një ëmbëlsirë sipas dëshirës së tyre./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)