play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes?

today05/06/2024

Background
share close

Të ulesh pranë dritares gjatë fluturimit me aeroplan mund të jetë adrenalinë në vete duke parë të gjithë atë peizazh.

Ndoshta jeni të vetëdijshëm për debatin e furishëm rreth vendosjes së roletave në pjesën e dritareve.

Ekspertët thonë se ekzistojnë dy raste kur duhet me patjetër që roletat e dritareve në aeroplan të jenë hapur.

Këto dy raste janë gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit. Në fakt, disa linja ajrore madje kërkojnë që ato të jenë të hapura gjatë këtyre fazave të fluturimit.

“Ngritja e roletave në dritare gjatë ngritjes dhe uljes e bën më të lehtë për stjuardesat të vlerësojnë çdo rrezik të jashtëm, si zjarri ose mbeturinat, që mund të ndërhyjnë në një evakuim emergjent”, thotë piloti Patrick Smith.

“Gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të orientuar nëse ka një ndikim të papritur me rrotullimin ose rrëzimin”, shtoi ai.

Por, pse konkretisht gjatë ngritjes dhe uljes?

“Roletat e dritareve duhet të jenë gjithmonë të hapura për ngritje dhe ulje, sepse ato janë momentet kur ka më shumë gjasa të ndodhin incidente ose aksidente”, deklaroi Lisa, një ish stjuardesë e American Airlines.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%