play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Pse kompanitë e mëdha teknologjike po shkurtojnë kaq shumë vende pune?

today29/01/2023

Background
share close

Panorama e madhe e kësaj situate përshkruhet nga Austin Carr dhe Sarah McBride. Ky konsiderohet një realitet i ri dhe një histori shumë e vjetër. Shifrat janë të mëdha. Pothuajse 100,000 njerëz humbën punën e tyre vitin e kaluar.

Sipas statistikave të Challenger, industria e teknologjisë në vitin 2022 i shkurtoi vendet e punës me 649%, ose ndryshe 97,171 vende pune.

As ky vit nuk duket më mirë. Deri më tani, gjatë janarit, Amazon.com Inc. ka thënë se pret të pushojë nga puna 18,000 njerëz.

Por pse këto shkurtime?

Kompani të shumta kanë fajësuar për parashikimet “optimiste” (Stripe), ndërsa të tjera thanë se trajtimi i zakoneve të pandemisë si diçka të përhershme dhe të zakonshme, dha efektin e saj.

Ka pasur shumë histori për pushimet e papritura nga puna në vende si Twitter, ku pajisjet e punonjësve ndalojnë së punuari brenda natës dhe njerëzit zbulojnë se janë pushuar nga puna përmes emaileve të dërguara në adresat personale. Edhe kur Elon Musk nuk ishte në krye, ndodhte njësoj.

Kjo mënyrë e befasishme pushimi nga puna, bëhet që kompanitë të sigurohen që punonjësit të mos marrin të dhëna konfidenciale me vete.

Gazetari i Bloomberg, Andrew Martin, shkruan:

Sipas studiuesve të sigurisë dhe ekspertëve të punësimit, i ashtuquajturi exfiltrim i të dhënave – marrja e paautorizuar e të dhënave – rritet kur punonjësit largohen nga puna. Në një raport të shtatorit që analizonte të dhënat e klientëve, kompania e sigurisë kibernetike Cyberhaven zbuloi se punonjësit kanë 69% më shumë gjasa të marrin të dhëna pikërisht përpara se të japin dorëheqjen.

Ndërsa shtohen shkurtimet, mund të jetë e vështirë për kompanitë të kontrollojnë këtë rrjedhje informacioni.

Për shumë të rinj rusë, breshëria e sanksioneve që ndërprenë lidhjet e vendit të tyre me pjesë të mëdha të ekonomisë globale ishte një arsye e mirë për t’u humbur punën.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%