play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pse euro humbi vlerën në raport me frangun zviceran dhe dollarin amerikan

today25/08/2022

Background
share close

Frangu dhe dollari ka vlerë më të madhe se sa monedha e përbashkët europiane në tregun e këmbimit valuator, shkruan albinfo.ch.

Para pak javësh, frangu zviceran shënoi rritjen më të lartë të të gjitha kohëve kundrejt euros, monedha zvicerane u tregtua me 0,9644 CHF për 1 €.

Kjo krahasohet me CHF 1,09 për 1 € një vit më parë.

Frangu zyrtarisht vendosi një rekord të ri kundrejt euros, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohëve kundrejt monedhës së përbashkët evropiane.

Edhe oferta e euros ka qenë e lartë për shkak të sezonit veror, ndërsa ndalja e importeve të energjisë nga KESH, pagesat e të cilës bëhen në euro, kanë ulur kërkesën në treg për këtë monedhë, edhe pse në një ankand të zhvilluar të premten Banka Qendrore bleu 8.4 milionë euro valutë.

Një arsye është ekonomia e qëndrueshme dhe elastike e Zvicrës, e cila ka arritur t’u rezistojë shumë krizave që kanë dobësuar tregjet financiare të vendeve të tjera.

Pandemia, Covid 2019, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, kriza energjetike, rritja e inflacionit, ka bërë që vlera e euros të dobësohet karshi frangut dhe dollarit.

Një faktor tjetër i rëndësishëm është borxhi relativisht i ulët kombëtar i Zvicrës, i cili, së bashku me krizën e borxhit evropian, ka rritur frangun. /Albinfo.ch

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%