Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Deri në 25 maj 2022, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë ka pasur më shumë se 526 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën.
Koronavirusi u raportua për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019, dhe që atëherë ka pasur infeksione të shumta në të gjitha kontinentet. Megjithatë, ka njerëz që nuk janë infektuar kurrë me COVID-19. Nuk po flasim për asimptomatikët, pra ata persona që janë infektuar, por kanë pasur fatin të mos kenë përjetuar simptoma.
Një teori tjetër që po shqyrtohet, bazohet në rolin e vaksinave kundër COVID-19.
Gjithashtu, sipas një tjetër teorie, koronavirusi nuk ka infektuar individë të caktuar pavarësisht se ka hyrë në traktin respirator, për shkak të mungesës së receptorëve për të hyrë në qeliza.
Më tej, BBC mbledh teori të tjera shumë interesante, si rëndësia e gjenetikës në luftën kundër COVID-19. Kjo do të thotë se disa njerëz, gjenetikisht, do të kishin më shumë gjasa të mos infektoheshin me koronavirus./A2CNN
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)