play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pse Charlotte nuk u emërua sipas Dianës?

today22/07/2024

Background
share close

Princi William dhe Kate Middleton nuk mundën ta emëronin vajzën e tyre të vetme, Charlotte, pas princeshës Diana.

Para lindjes së vajzës, publiku ishte i bindur se çifti do ta emëronte vajzën e tyre, Diana.

Megjithatë, të gjithë u habitën kur dy ditë pas lindjes së saj u zbulua se quhej Charlotte Elizabeth Diana.

Edhe pse William donte të nderonte nënën e tij të ndjerë, e cila vdiq në vitin 1997, një ekspert mbretëror ka zbuluar pse Diana është emri i saj i dytë dhe jo i pari, siç pritej.

Në kohën kur u zbulua emri i plotë i Charlotte, eksperti mbretëror dhe miku i ngushtë i të ndjerës, Diana Richard Kay, tha se Diana ishte ndoshta zgjedhja e duhur për emrin e dytë të vajzës.

“Nëse do ta kishin quajtur kështu, unë mendoj se do të kishte qenë e tmerrshme për fëmijën. Do të kishte pasur krahasime të vazhdueshme mes saj dhe Dianës dhe Williamit nuk do t’i pëlqente kjo. Kjo është një mënyrë për të nderuar nënën e tij dhe për të siguruar që Diana do të mbahet mend gjithmonë”, tha ai.

Pasi lindi Charlotte, shoqja e ngushtë e Princeshës Diana, Simone Simmons tha se Diana do të ishte emocionuar me emrin e Charlotte.

Gjithashtu, emri i mesëm Elizabeth është një dedikim për gjyshen e William-it, mbretëreshës së atëhershme Elizabeth II, ndërsa emri Charlotte është versioni femëror i emrit Charles. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%