Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/08/2022
Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për të cilën tha se qeveria aktuale i legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia .
Përmes një aksioni të cilën e mbajtën sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, Molliqaj tha se letërnjoftimet në fjalë e trajtojnë Kosovën si pjesë të brendshme të Serbisë.
Tutje ai tha se nëor në fund të ditës, këto marrëveshje të pjesshme nyjëzohen tek Asociacioni etnik.
“Prej deklaratave që nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës e deri te pozicioni që njeh dokumentet ilegale është kapërcim i madh. Zhvillim dramatic”, u shpreh ai.
Molliqaj u shpreh se deklarata publike nga Kurti, Bislimi dhe Konjufca se nuk bëhet fjalë për Asociacion, kur bisedohet me Serbinë, i mori uji.
“Pozicioni i Kosovës kundër Asociacionit po tretet. Mbase kurrë nuk paska qenë. Dhe krejt kjo në emër të normalizimit të marrëdhënieve. Por çka po normalizohet? Ky term nuk është neutral. Në këtë situatën po normalizohet mosnjohja, po përjetësohet tensioni dhe po ruhet konflikti. Zhurma e festës së propagandës nuk mund as t’i kompensojë, as fsheh humbjet”, tha Molliqaj. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)