Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Partia Socialdemokrate e ka zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Aktivistët e kësaj partie kanë shkruajtur parulla “Albin Zajednica”.
Ky aksion vjen pas takimit në Ohër, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt.
Kjo parti në deklarimin për media se fjala “Zajenicë” u pagëzua nga vet kryeministri Albin Kurti.
“Asociacioni që paraqet ndarje etnike është në vetvete i dëmshëm, por Kurtit i duhej patjetër një fjalë serbe. Kjo sepse Kurtit nuk i interesonin dëmet e Asociacionit, por çfarë mund të përfitojë përmes sulmit që i bëhet kundërshtarëve politik. Kështu, Asociacioni u pagëzua “Zajdenicë”. Zajednica është momenti kur Kurti shkëputet prej të vërtetës. Është vegla mohuese e pushtetit si qëllim në vetvete. Sot që Asociacionin po pret ta zbatojë vetë, e kemi një tjetër akrobacion gjuhësor: Asociacioni është vetëmenaxhim. Asociacionin “Zajednicë” e ka emëruar Kurti. Paradoksalisht, “Zajednica” po bëhet mbiemri i vetë Albinit”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)