Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/05/2024
Qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes kalimeve kufitare me Serbinë janë udhëzuar që të shtunën t’i shmangin.
Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se më 25 maj janë paralajmëruar protesta dhe për këtë mund të shkaktohen vonesa a vështirësi në qarkullim.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
Qendra ka thënë se njoftimi vlen deri në një tjetër.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)