play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Propozimi për mbedhje të dy Kuvendeve më 28 nëntor, Kurti-Ramës: Do të flas me Glaukun

today20/06/2022

Background
share close

Në fillim të mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama propozoi që në nëntor të këtij viti të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve.

Rama nuk mori një përgjigje të prerë nga Kurti për këtë propozim. Ky i fundit tha që do ta pyes kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, ndërsa tha që e di se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është dakord.

I pari i ekzekutivit të Kosovës njoftoi se sot do të takohet me Konjufcën dhe beson që gjithçka do të shkojë në rregull që më 28 nëntor dy qeveritë të jenë bashkë.

“Më 10 qershor të këtij viti kur ishim në Prizren, e diskutuam idenë e një mbledhje të përbashkët në Vlorë, me rastin e kremtimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe e di që kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, është dakord. Mua më duhet ta pyes tash edhe kryetarin e Kuvendit tim, zotëri Glauk Konjufcën, të cilin nuk e kam takuar ende, sepse ishte në udhëtim jashtë vendit. Do ta takoj sonte dhe besoj që gjithçka do të shkojë në rregull që të jemi bashkë më 28 nëntor”, tha Kurti.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%