play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Projekti i Muzeut “Marubi” për përcjelljen e trashëgimisë në breza

today12/02/2024

Background
share close

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunimin me Shkollën 9-vjecare ”Ndre Mjeda” realizoi edicionin e pestë të “Çfarë fsheh qyteti”, edicion i cili u përqëndrua në Lagjen Parrucë.

Punimet e grupeve të ndryshme, të prezantuara përmes fotografish, intervistash e maketesh, u përqëndruan tek trashëgimia e humbur. Kjo trashëgimi u soll përmes gjurmimit të ngjarjeve, personaliteteve, ndërtesave, traditave, artizanëve të lagjes ku nxënësit banojnë, e të përcjella përmes kujtimeve të prindërve, gjyshërve duke ndërtuar kështu një mozaik historish që lidhen me kujtesën urbane të një hapësire që ata e jetojnë në përditshmëri.

Programi “Çfarë fsheh qyteti” është një program i Muzeut “Marubi”, i hartuar nga Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit, me mbështetjen e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e përfshirjen e shkollave 9-vjeçare publike të qytetit.

Muzeu “Marubi” falenderoi pjesëmarrësit, stafin pedagogjik si dhe të intervistuarit për një mbasdite mbushur me histori të parrëfyera, të njërës prej lagjeve më të vjetra të qytetit./ atsh / KultPlus.com/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%