play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2387 Results / Page 93 of 266

Background

Aktualitet

REL siguron planin franko-gjerman: Nuk përmendet njohja e ndërsjellë

Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë janë elementet kyçe të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilin e siguroi REL. Ky propozim, i njohur edhe si plani franko-gjerman, mësohet se u është dhënë palëve qysh në fund të verës. Ai ka […]

today12/12/2022

Aktualitet

Chollet dhe Escobar sot në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës. Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës. Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të […]

today12/12/2022

Aktualitet

Në Bruksel sot diksutohet për situatën në veri të Kosovës, Borrell: Përplasjet s’çojnë në arritjen e marrëveshjes

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka thënë se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi. “Menduam se kishim arritur […]

today12/12/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Dje dhe sot ka pasur kërcënime të hapura të zyrtarëve të lartë të Serbisë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të 1 mijë ushtarëve në Kosovë siç thonë “në përputhje me Rezolutën 1244”. Për këtë ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë e as ushtarë të Serbisë. “Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk […]

today09/12/2022

Aktualitet

Kurti për ndërkombëtarët: S’mund t’i trajtojmë si ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet në veri, ku tensionet dhe incidentet e njëpasnjëshme po vazhdojnë tash e tri ditë, shkruan Reporteri.net. Kryeministri foli  për kërkesën e ndërkombëtarëve për shtyerjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në Veri, kërkesë kjo që sot i erdhi edhe nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Kurti tha se janë në vazhdimësi në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë, për të cilët […]

today09/12/2022

Aktualitet

Krerët e opozitës ftohen nga Chollet për takim në Ambasadë

Nga LDK e AAK kanë konfirmuar se Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj kanë pranuar ftesat për takimin e së martës në mengjes me Chollet, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Pjesë e këtij takimi të Këshilltarit të DASh me krerët e partive opozitare në Kosovë do të jetë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i shoqëruar nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara […]

today09/12/2022

Aktualitet

Gërvalla: Është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në BE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, para deputetëve ka thënë se është momenti i duhur për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian, përkundër që ka shtete anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se për këtë hap janë koordinuar edhe me partnerët europianë dhe amerikanë dhe se kanë mbështetjen e tyre. “Ka strategji shumë të qartë rreth anëtarësimit në BE dhe ka koordinim me partnerët […]

today09/12/2022

Aktualitet

Kërkesa nga Amerika: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaron zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen. Në intervistën me Zërin e Amerikës, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh […]

today09/12/2022

Aktualitet

Ambasadori gjerman: Pajtohem me Hovenierin, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje, raporton Express. Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani. Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk […]

today09/12/2022

0%