play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2383 Results / Page 9 of 265

Background

Aktualitet

Gjermania e vlerëson “hap konkret” vetëm dërgimin e draftstatutit në Kushtetuese

Një ditë para se Komiteti i Ministrave të mblidhet në Strasburg, Qeveria e Kosovës sot me mëngjes i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës me zotimin që do të përgatisë një draft për krijimin e Asociacionit dhe të cilin do ta dorëzojë në Kushtetuese deri në fund ta majit. Me këtë synoi që ka përmbushur kushtin e kërkuar nga Gjermania e Franca për të […]

today16/05/2024

Aktualitet

Publikohet libri që besohet se paraqet përqasjen e Trump për sigurinë kombëtare

Disa nga idetë që janë pjesë e librit tregojnë se ndihmat e ardhshme për Ukrainën do të kushtëzohen nga pjesëmarrja e Kievit në bisedimet për paqe me Rusinë. Një tjetër pikë thotë se shtetasve kinezë do t’u ndalohet e drejta të blejnë prona brenda një hapësire prej 80 kilometrash nga ndërtesat e qeverisë amerikane. Libri gjithashtu thotë se në sektorin e sigurisë kombëtare duhet të emërohen vetëm bashkëpunëtorët e Donald […]

today10/05/2024

Aktualitet

Rënia për 19 vende në raportin e Reporterëve pa Kufij, arsyetohet Qeveria

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende. E pas këtij raporti të “Reporterëve pa kufij” ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai në një postim në Facebook shkruan se pas dy viteve progres të theksuar […]

today03/05/2024

Aktualitet

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi kanë bërë të ditur se është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës. Përmes një njoftimi bëhet e ditur se Policia e Kosovës është e autorizuar të bëjë vëzhgim parandalues të vendit publik, duke përdorë pajisje për incizime video-akustike. “Si dhe pajisje fotografike për t’i vëzhguar vendet publike ku në të kaluarën shpesh janë […]

today30/04/2024

Aktualitet

Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar dje një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media ka ndarë detaje nga kjo bisedë. Sipas njoftimit thuhet se gjatë kësaj bisede, kryeministri Kurti falënderoi presidentin francez dhe Republikën e Francës për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. “Më tej, kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim […]

today24/04/2024

Aktualitet

Problematikat kryesore në Kosovë gjatë vitit 2023 sipas raportit të DASH

Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Ndër raportimet më të rëndësishme në lidhje me të drejtat e njeriut ishin problemet serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve; korrupsioni serioz i qeverisë; dhuna […]

today23/04/2024

Aktualitet

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin për të Drejtat e Njeriut për vitin 2023, ku thuhet se nuk pati ndryshime domethënëse në Kosovë sa i përket situatës së të drejtave të njeriut. E, publikimi i këtij raporti ka nxitur reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi. Në reagimin e tij, Haradinaj thotë se Qeveria Kurti duhet të jap dorëheqje pas publikimit […]

today23/04/2024

Aktualitet

Osmani: Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Këshill të Sigurimit të OKB-së se Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur kidnapimin e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë. Ajo ka deklaruar të hënën se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi “kryerësit e sulmit sillen lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e […]

today22/04/2024

Aktualitet

Qeveria: Kosova përmbushi obligimin e saj, BE-ja t’i heqë masat e padrejta

Qeveria ka vlerësuar se Kosova me organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri i ka përmbushur obligimet e saj dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që t’i heqë masat e vendosura ndaj Kosovës. Në një deklaratë të Qeverisë thuhet se pavarësisht rezultatit obligimi që ka pasur Kosova është përmbushur. “Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e […]

today22/04/2024

0%