play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 84 of 272

Background

Aktualitet

Komiteti i Parlamentit Evropian voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën

Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo është bërë e ditur në një njoftim zyrtar të tyre në Twitter.   Teksti për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Deri më tash nga Parlamenti Evropian ka pasur mbështetje të fuqishme për liberalizimin e vizave për Kosovën. […]

today12/01/2023

Aktualitet

Takime me krerët e shtetit dhe opozitën, porositë që la Chollet gjatë vizitës në Kosovë

Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për takimet që zhvilloi gjatë qëndrimit të tij në Kosovë të mërkurën, bashkë me delegacionin e DASh. Veç e veç, Chollet theksoi se për çka u fol në takimet që zhvilloi sot. Në njoftimet që ndau, Chollet për ta la edhe porosi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, Chollet tha se u fokusua në […]

today12/01/2023

Aktualitet

Chollet: Presim propozime nga Kosova për Asociacionin

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga "Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë". Kështu tha ai më 11 dhjetor gjatë një bisede me gazetarët në Prishtinë. "Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje […]

today12/01/2023

Aktualitet

Raporti i HRW për Kosovën: Përmenden tensionet në Veri dhe frikësimi i gazetarëve

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë. Raporti u publikua më 12 janar. Në raportin e 33-të, HRW monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 […]

today12/01/2023

Aktualitet

Raportuesi i PE-së: Një hap më afër për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza. “Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai […]

today12/01/2023

Aktualitet

Hungaria kundër anëtarësimit të Kosovës në BE, çfarë do të thotë kjo?

Hungaria nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organet e Bashkimit Evropian, bëri të ditur kryediplomati hungarez, Peter Szijjarto ditë më parë në një konferencë të përbashkët në Budapest me homologun serb të tij, Ivica Daçiq. Szijjarto këtë qëndrim të Hungarisë e artikuloi si qëndrim mosprejudikues të rezultatit të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE’ja. “Nëse formacionet […]

today12/01/2023

Aktualitet

Kurti arrin në Austri, nis takimi me kancelarin e shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga Kancelari Federal austriak, Karl Nehammer. Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak do të mbajnë një konferencë për media nga ora 13:30. Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, […]

today12/01/2023

Aktualitet

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në Bruksel

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), të enjten (sot) do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet. “Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, […]

today12/01/2023

Aktualitet

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë

Qeverisë e Republikës së Kosovës këtë të mërkurë ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës, në të cilën ka miratuar: – Projektligjin për Investime të Qëndrueshme i cili synon të vendosë një kornizë ligjore mbi parimet dhe mjetet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve. Projektligji parasheh parimet themelore të zhvillimit të qëndrueshëm, të drejtat dhe detyrimet e investitorëve, përcaktimin e prioriteteve dhe lehtësirave shtetërore, shpalljen dhe zbatimin e projekteve të […]

today11/01/2023