Osmani viziton disa komuna të prekura nga vërshimet – ofron mbështetje institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive, ka vizituar Klinën, Skenderajn dhe Mitrovicën. Siç njofton Zyra e Presidentes, në takim me kryetarët e komunave Zenun Elezaj-Klinë, Fadil Nura-Skenderaj dhe Bedri Hamza-Mitrovicë, Osmani ka theksuar se që nga mbrëmë ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet e sigurisë dhe në këtë kontekst ka vlerësuar angazhimin e strukturave komunale dhe institucioneve emergjente për të ndihmuar qytetarët dhe […]