play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 36 of 272

Background

Aktualitet

Osmani takon drejtorin e AKI-së dhe partitë opozitare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, dhe me krerët e partive opozitare. Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Pas takimit me Presidenten dhe shefin e AKI-së, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë së dielës. […]

today27/09/2023

Aktualitet

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës. Kryeministri Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit. “Në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetutshmëri aty e kishim Afrimin, ndërsa për familjen e tij sot dhe çdo ditë tjetër është e gjithë Kosova. Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit […]

today27/09/2023

Aktualitet

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së mblidhen sot, do të vendosin si do të veprojnë në raport me situatën në Kosovë

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot pasdite dhe temë diskutimi do ta kenë edhe situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e sotme për media, i cili tha se BE është duke vlerësuar situatën, raporton Gazeta Express. “Shtetet anëtare janë duke […]

today26/09/2023

Aktualitet

Franca dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: I papranueshëm, autorët të dalin shpejt para drejtësisë

Franca ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë vdiq polici Afrim Bunjaku. Në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të hënën, është bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt. “Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator, duke lënë të vdekur një zyrtar policor dhe dy […]

today25/09/2023

Aktualitet

Sekretari Blinken: Sulmet ndaj policisë janë të papranueshme, Kosova e Serbia t’i kthehen menjëherë dialogut

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovë në veri. Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se sulmet e dhunshme janë të papranueshme. “Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës, janë të papranueshme. I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet që mund të nxisin më tej tensionet dhe t’i kthehen menjëherë […]

today25/09/2023

Aktualitet

Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do të ndalet së heshturi për sulmin në Banjskë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, nuk duhet të qëndrojë e heshtur për sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku një pjesëtar i PK-së mbeti i vrarë. Rohde ka thënë se Lista Serbe duhet të bashkohet në qëndrimin kundër këtij sulmi. “Si e gjithë bota, përfshirë Kishën Ortodokse Serbe, që është […]

today25/09/2023

Aktualitet

Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë

Në bashkëbidesim me presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset është theksuar shkalla e lartë e integrimit të qytetarëve nga Kosova në Zvicër Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur në Pallatin Federal në Bernë nga presidenti i Federatës së Zvicrës, Alain Berset. Pas takimit ai ka mbajtur një konferencë për media, me ç`rast ka folur për përmbajtjen e takimit, raporton albinfo.ch nga Berna. “Me presidentin Berset njihemi që nga […]

today22/09/2023

Aktualitet

Presidenti zviceran: Kosova t’u garantojë serbëve shkallë adekuate të vetë-menaxhimit

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka pritur të premten në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar përkushtim për të garantuar shkallë adekuate të vetë-menaxhimit për komunat me shumicë serbe, në një takim që patën në Bern të premten. Presidenca zvicerane ka njoftuar se në takimin mes Berset dhe Kurtit, bisedimet iu kushtuan veçanërisht situatës në veri të Kosovës dhe procesit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian […]

today22/09/2023

Aktualitet

Shpërthimi në Veri, reagon ambasadori amerikan Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi në veri të vendit ka ndodhur një shpërthim me bombë e ku fatmirësisht s’ka pasur asnjë të lënduar, shkruan Express. Hovenier ka thënë se është thellë i tronditur me një gjë të tillë dhe ka dënuar veprime të tilla. Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të kryejnë hetim të plotë për t’i nxjerrë […]

today22/09/2023