play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 263 of 272

Background

Aktualitet

Opozita mbledh 40 nënshkrime për Komision hetimor për energjinë dhe punësimet në KEK

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës i kanë mbledhur 40 nënshkrime për themelimin e një Komisioni hetimor për siç kanë thënë ata abuzimet që kanë ndodhur gjatë krizës energjetike.   Komisioni është thënë se do të hetojë edhe çështjen e punësimeve në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).     Shefat e grupeve parlamentare, të PDK-së dhe AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e kanë vlerësuar […]

today08/04/2022

Aktualitet

‘Shija e keqe’ e procesit për Kryeprokuror të Shtetit

Vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për dekretim ose jo të kandidatit të propozuar të mërkurën, 6 prill, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj, do të varet nga fakti se a do të ketë ankesa në institucionet gjyqësore, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, nga kandidatët rivalë të tij në procesin e përzgjedhjes për këtë post.   Zyra e Presidencës së Kosovës, tash për tash, […]

today08/04/2022

Aktualitet

Sindikatat protestjnë sot, kërkojnë 100 euro shtesë për çdo të punësuar

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do të protestojnë sot për të kërkuar shtesat prej 100 euro për çdo të punësuar deri në miratimin e Ligjit për pagat, zbatimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore si dhe ndryshim e Ligjit për Skemat Sociale.   Protesta pritet të fillojë në ora 11:30 e që nisja do të jetë nga Biblioteka Kombëtare për të vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së […]

today08/04/2022

Aktualitet

Pal Lekaj do të përballet me aktakuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), së shpejti pritet të dalë para gjykatës, lidhur me akuzën se në nëntor të 2015-ës, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në hollin e Kuvendit të Kosovës. Lekaj po akuzohet se më 30 nëntor 2015 në hollin e Kuvendit, me qëllim të pengimit të punës së deputetëve, ka hedhur gazin lotsjellës, me ç’rast për disa minuta është ndërprerë […]

today07/04/2022

Aktualitet

Haxhiu: Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial. Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re. “Këshilli Prokurorial i Kosovës do të ketë një përbërje të re, me prokurorë dhe jo prokurorë. Por proporcioni, apo dallimi në numra në mes anëtarëve prokurorë dhe atyre jo prokurorë do të jetë një. Fillimisht […]

today07/04/2022

Aktualitet

PDK dhe LDK me kritika ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë adresuar një varg kritikash ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial. “Ky projektligj veç një gjë siguron, prezencën e fuqishme të politikës në vendimmarrje në Këshillin Prokurorial. Pse po e them këtë, po e argumentojmë […]

today07/04/2022

Aktualitet

Kuvendi miraton Projektligjin për zyrtarët publikë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot në lexim të parë Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për zyrtarët publikë. I njëjti ka qëllim ndryshimin e nenit 22 që i jep mundësinë personelit akademik të universiteteve publike të vijojnë me procedurat për marrjen e gradave akademike edhe pasi zgjidhen deputetë. Paraprakisht deputetët miratuan shmangie të afateve të parapara nga rregullorja e Kuvendit për miratimin e këtij projektligji. Ndryshe, projektligji është […]

today07/04/2022

Aktualitet

Konjufcës i konfirmohet aktakuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është konfirmuar aktakuza e ngritur më 26 janar të vitit 2017. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. Konjufca ngarkohet me dy vepra penale për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”. Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në […]

today07/04/2022

Aktualitet

As amerikanët nuk pajtohen si u zgjodh Kryeprokurori, Hovenier ka vërejtje për Këshillin Prokurorial

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier ka reaguar pasi dje Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar për emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.   Hovenier ka thënë se përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, megjithatë prania e zyrtarëve amerikanë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedurës.   Hovenier në reagimin e tij ka thënë […]

today07/04/2022