play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 243 of 272

Background

Aktualitet

Gjermania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës. “Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për […]

today04/05/2022

Aktualitet

Scholz pret Kurtin dhe Vuçiqin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë sot në takime të ndara në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më pas, dy liderët pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimi i Scholzit me Kurtin do të pasohet me një konferencë të përbashkët për media, në orën 16:00. Pastaj, kancelari gjerman do të takohet me presidentin […]

today04/05/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani në Amerikën Latine, vizitë zyrtare në dy shtete

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rika, njofton zyra e Presidencës, transmeton Gazeta Express. Në Panama, presidentja Osmani do të pritet nga homologu Cohen dhe do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës. “Gjatë vizitës në Panama, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga homologu […]

today04/05/2022

Aktualitet

Von der Leyen propozon embargo mbi naftën ruse

Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa më 4 maj njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. “Ne do të heqim dorë nga furnizimet nga nafta e papërpunuara brenda gjashtë muajsh dhe produkteve të rafinuara deri në fund […]

today04/05/2022

Aktualitet

Kosova këtë vit u rangua më lart në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror

Kosova është ranguar më lart këtë vit, në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror. Sipas këtij indeksi, Kosova është 17 vende më lart se vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vendi ynë ishte në pozitën e 78-të, derisa këtë vit është renditur në të 61-tën, përcjell Klankosova.tv. Por, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij, Kosova është akoma në mesin e vendeve me “situatë problematike” në këtë fushë. Ndërkaq, sa i […]

today03/05/2022

Aktualitet

Kurti bashkëbisedoi me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë

Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Kosovës. “Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: […]

today03/05/2022

Aktualitet

Dorëzohet aktakuzë e re për Thaçin dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special dorëzoi aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjykata Speciale versionin e redaktuar të aktakuzës së re e ka publikuar në ueb-faqen e saj. Në njoftimin për media thuhet se aktakuza e re kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja […]

today03/05/2022

Aktualitet

Ambasadori norvegjez optimist për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi brenda vitit

Ambasadori norvegjez, Jens Erik Grøndahl, mendon se situata në Kosovë dhe rajon është e qetë, pavarësisht shqetësimeve në rritje, pas agresionit rus në Ukrainë. Së fundmi, zyrtarët policorë kanë qenë cak i disa sulmeve, të cilat ambasadori i dënoi ashpër, duke thënë se incidentet e tilla janë të papranueshme. Ambasadori Grøndahl, në intervistë për KosovaPress flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimin mes vendit tonë dhe Norvegjisë. Duke u ndalur […]

today03/05/2022

Aktualitet

Zelensky: Shqipëria të mbyllë dyert për turistët rusë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i është drejtuar Parlamentit shqiptar me anë të një lidhjeje direkte nga Ukraina. Ndërsa uroi shqiptarët për Fitër Bajramin, lideri ukrainas solli në vëmendje mizoritë që po bëhen në vendin që ai drejton ndërsa theksoi se qytete të tëra po shkatërrohen nga bombardimet dhe se civilë të pafajshëm po vdesin. Ndër të tjera, Zelensky kërkoi nga Shqipëria që të marrë hapa konkretë ndaj pushtuesit rus. […]

today03/05/2022