play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 238 of 272

Background

Aktualitet

Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tre memorandume mirëkuptimi për këto fusha

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve. Nëshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid. MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë. Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë […]

today09/05/2022

Aktualitet

Kurti i veshur me fanellë të “Bad News Eagles” përcjell lojën e djemve të Kosovës në CS:GO

Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antwerp Major 2022’. Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjën kundër ekipit turk “Eternal Fire”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”. “Dhe ja ku jemi sot në garën […]

today09/05/2022

Aktualitet

Zgjerimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të shtyjë fillimin e gjykimit

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të mos fillojë as këtë vit meqë të njëjtit tani do të përballen me pretendime të reja të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Pas zgjerimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, këta të fundit do të paraqiten ndaras të martën para gjyqtarit të procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë fillon edhe […]

today09/05/2022

Aktualitet

Osmani në Ditën e Evropës ka një thirrje për BE-në: Jepni fund katër viteve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese. Përmes një postimi në Twitter, Osmani gjithashtu ka bërë thirrje që BE-ja t’i japë fund siç shprehet ajo “4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”. “Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës […]

today09/05/2022

Aktualitet

Rama: Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar Komunitetit Europian

Shtëpia e Evropës në Kosovë, e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizojnë një sërë aktivitetesh për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës. E ardhmja e gjelbër dhe transformimi digjital – Art i Rrugës. Shefi i BE, Thomas Szunyog, është shprehur i lumtur që këtë ditë po e shënon në Kosovë, teksa ka thënë se shpreson që Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian. “Unë jam shumë i […]

today09/05/2022

Aktualitet

Kurti uron Ditën e Evropës: Me qeverisjen tonë po jetësojmë ndryshimet dhe përshpejtojmë anëtarësimin në BE

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Evropës, 9 Majin. Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se me qeverisjen e tij po dëshmon se për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Postimi i tij: Sot, me 9 maj, në Ditën e Evropës, kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman. Kujtojmë idetë dhe […]

today09/05/2022

Aktualitet

Zelensky: Shpejt do t’i kemi dy ditë të fitoreve në Ukrainë, dikush asnjë

Derisa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbajti fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Moskë, më 9 maj, ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar mesazhin e tij për këtë ditë me anë të një videoje, raportoi CNN-i të hënën. Zelensky ka thënë se ukrainasit po luftojnë për lirinë e fëmijëve të tyre, prandaj shpejt vendi që përfaqëson do të ketë dy ditë të fitoreve, e dikush tjetër asnjë, […]

today09/05/2022

Aktualitet

Hovenier: SHBA-ja me rol kyç në dialog, s’shohim indikacione të destabilizimit në veri, por jemi të përgatitur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika do të vazhdojë të luajë rol kyç në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Hovenier tha se presin që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, aktive dhe kreative në dialog, ashtu siç presin të jetë edhe pala serbe. “Shtetet e Bashkuara besojnë se dialogu është një element shumë i rëndësishëm i asaj që po ndodh në rajon […]

today09/05/2022

Aktualitet

U dyshua për punësime të paligjshme, KEK-u anulon konkursin

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se është anuluar konkursi para disa javëve, për të cilin ka pasur akuza se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake. Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e […]

today06/05/2022