play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 235 of 272

Background

Aktualitet

Krasniqi e quan hap të duhur aplikimin e Kosovës në KiE: Si opozitë do ta mbështesim këtë proces

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur hap të duhur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. “Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë”, ka deklaruar Krasniqi. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e përshëndesin këtë nismë […]

today12/05/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani flet nga Lituania për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në një konferencë për media nga Lituania së bashku me presidentin lituanez Gitanas Nausėda për nismën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe në NATO. “Mendoj se ju pajtoheni se këto vlera janë të kërcënuara nga Rusia jo vetëm në Ukrainë por edhe më gjerë. Udhëkryqi ku gjendemi do ta definojë Evropën për vitet e ardhshme, por bashkëpunimi jonë. Zotëri President, sot, […]

today12/05/2022

Aktualitet

Gërvalla flet nga Strasburgu: Nga sot nis shqyrtimi i kërkesës tonë, do të jemi anëtare e KE-së

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, sot në Strasburg të Francës. Gërvalla njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut. “Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës. Sot hapëm një kapitull […]

today12/05/2022

Aktualitet

Osmani merr pjesë në darkën e organizuar nga Pelosi

Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për nder të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut. Siç njoftohet, Osmani dhe Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan. Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e […]

today11/05/2022

Aktualitet

Aplikimi i Kosovës në KE, flet Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani. Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Sigurisë dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin. “Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai. Ndërsa, sa i përket asaj […]

today12/05/2022

Aktualitet

Zyrtare: Gërvalla në Strasburg, dorëzon aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryediplomatja kosovare ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Këtë e ka konfirmuar Sharr Jakupi nga kabineti i saj. “Ministrja dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, sapo ka përfunduar takimin e saj në Këshill të Evropës ku ajo e ka dorëzuar personalisht aplikimin. Konfirmoj se zyrtarisht Kosova ka aplikuar për anëtarësim të plotë në Këshill të Evropës”, ka shkruar Jakupi.

today12/05/2022

Aktualitet

Gërvalla para darkës me Borrell: Presim diskutime të mira për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka folur sonte para darkës jo formale të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një konferencë për media në Bruksel, e para e diplomacisë kosovare ka treguar se në darkën jo formale do të diskutohet për integrimin sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Ne kemi ardhur […]

today11/05/2022

Aktualitet

Deputetët ratifikojnë tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend dite raporton Gazeta Express. Marrëveshja e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë nuk u ratifikua pasi mori vetëm 63 vota ndërkaq 24 deputetë ishin dhe kundër. Tri marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë ratifikuar janë  Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit […]

today11/05/2022

Aktualitet

BE-ja heq mbajtjen e maskave gjatë udhëtimeve ajrore

Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në aeroporte dhe avionë duke filluar nga java e ardhshme, teksa masat kundër koronavirusit po lehtësohen në mbarë bllokun, thanë autoritetet të mërkurën, më 11 maj. Agjencia për Siguri në Aviacion e BE-së tha se ky vendim i përbashkët, i ndërmarrë me Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, do të shënojë “një hap të madh drejt normalizimit të udhëtimit […]

today11/05/2022